Gjirokastër, e mbijetuara rrëfen momentet e aksidentit me dy viktima

Gjirokastër, e mbijetuara rrëfen momentet e aksidentit me dy viktima

Pranvera Gjini i shpëtoi mrekullisht aksidentit që i mori jetën dy shoqeve të saj. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku i është mjekimit për plagët e marra. Ngjarjen e ka të vështirë ta kujtojë dhe thotë se në kujtesë i ka mbetur momenti kur forca dhe shpejtësia e makinës e shtyu drejt një kanali.

Pranvera Gjini: Ecnim rrugës anës bordurës, nuk mbaj mend gjë tjetër.

Mjekët që po kujdesen për 44 vjecaren thonë se gjendja e saj është e stabilizuar.

Roland Karalli, Mjek: Me dëmtime, me shembje në trup, në kokë, në parakrah por ishin gjëra që nuk përbënin rrezik për jetën. E trajtuam, i bëmë radiografi nuk kishte ndonjë problem. Sot është në gjendje më të stabilizuar dhe shpresojmë që për disa ditë të dalë nga spitali.

Aksidenti ndodhi pasidten e së premtes në Jorgucat të Gjirokastrës, ku Leonidha Klemo përplasi për vdekje me automjet Hatixhe Celën dhe Sili Krishtin, të cilat sapo kishin lënë punën dhe i ishin drejtuar shtëpisë.

EMISIONET