Gjikondi: Rama e ka lënë pushtetin 3 ditë më parë

Gjikondi: Rama e ka lënë pushtetin 3 ditë më parë

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se është skandaloze kur një kryeministër hap ekspozitë pikture në Berlin kur shteti shqiptar ndodhet në një kaos të tillë.

Pjesë nga biseda: 

Gjikondi: Nuk para u besoj konspiracioneve, por më mbush mendja jo më larg se para tre ditësh kur në kulmin e një kaosi që ka përfshirë shtetin shqiptar, zt.Rama hapte një ekspozitë pikturash në Berlin.

Një kryeministër që përgjatë kësaj periudhe kaq të trazuar që ka shteti shqiptar dhe shqiptarët e Ballkanit që bashkë me Baton Haxhiun të gjejë kohë që të promovojë artin e tij partime për një shtet të mjerë si Shqipëria më duket skandaloze. Kam bindjen që zt.Rama e ka lëshuar pushtetin dhe kam bindjen që ka sërish një marrëveshje me Bashën e PD-së për zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike pa Ramën kryeministër. Çdo shqiptar e ndjen në ajër që Rama e ka lëshuar pushtetin. 


EMISIONET