Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se në Shqipëri ka një krizë shuam të rëndë ekonomike, me të cilën nuk po merret askush, pasi po merren vetëm me krizën politike. 

Ndërsa pensionistëve s'do u jepet shpërblim për Vitin e Ri, tha Gjikondi.

Zheji: Reformë dhe zgjedhje të parakohshme. Përjashtojnë njëra tjetrën apo?

Gjikondi: Nuk mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme të paktën deri në fund të këtij viti. Ndërkombëtarëve nuk u intereson një stabilitet në Shqipëri. Nuk mund të hapin dy kampe lufte edhe Reformë në drejtësi edhe zgjedhje, qoftë pa meritë, qoftë nga një krizë të rëndë që ka Shqipëria. Në Shqipëri ka një krizë shumë të rëndë ekonomike që ka përfshirë të gjithë shqiptarët jo vetëm ata që jetojnë në rrethina. Pensionistëve meqenëse është edhe 75 vjetori i Luftës së Dytë Botërore as shpërblim për vitin e ri nuk do u japin.


/Ora News.tv/