I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, kreu i fasonerisë Gjergj Gjika tha se rrënimi ekonomik ka filluar dhe po vazhdon me ritme të shpejta.

Ai deklaroi se kryeministri nuk ka pranuar të takohet me këto biznese dhe ndihen të padëgjuar.

Gjergj Gjika: ''Ka filluar rrënimi ekonomik dhe po vazhdon me ritme të shpejta. Ne shohim këtu në Shqipëri prototipin e një shteti si ecën vetë. Jemi i vetmi vend nga të gjithë këto që i ka zënë koronavirusi, po të krahasohemi me Gjermaninë, me Francën, me Anglinë do thonë nuk jemi në BE. Po të krahasohemi me këta komshinjtë tanë, marrim Maqedoninë, Kosovën, Serbinë. A e dini ju se çfarë paketash kanë paraqitur ata për biznesin dhe çfarë buxheti kanë? A keni parë ndonjë nga këto të ulet me biznesin? Ne i kemi bërë kërkesë si biznes, si union dhe nuk mund të takohemi. Ndihemi të padëgjuar.''


/Ora News.tv/