Na ndodh shpesh që të shkëmbejmë "emoji" mes miqve pa e ditur saktë kuptimin e tyre.

Shumë herë ata keqinterpretohen. Për të parandaluar këtë po mendojnë dy gjigantët e rrjeteve sociale "Facebook" dhe "Instagram", që janë të gatshëm të heqin emojit që janë në mënyrë direkte ose indirekte të lidhura me seksin, të tilla si patëllxhanët dhe pjeshkët.

Përmes Standardeve të Azhurnuara të Komunitetit, gjigandi i mediave sociale është duke u përpjekur të parandalojë kërkesën seksuale në internet, megjithëse është akuzuar për censurim të shprehjes seksuale.

Rregullat e reja, të cilat u prezantuan në gusht, por së pari të vërejtura nga faqja e internetit e lajmeve për industrinë e të rriturve "XBiz", deklarojnë se çdo emoji seksualisht specifik dhe i përdorur zakonisht nuk do të lejohet më krahas deklaratave seksuale.

Emoji gjithashtu nuk mund të përdoret për të censuruar lakuriqësinë, ndërsa përdoruesit gjithashtu janë të ndaluar të ofrojnë pamje për ndjekësit e tyre që kanë përmbajtje pornografike.

/Ora News.tv/