Gjici inspekton punimet në stadium: Betonizimi përfundon brenda muajit dhjetor

Gjici inspekton punimet në stadium: Betonizimi përfundon brenda muajit

Në stadiumin e Kukësit, "Zeqir Ymeri" vijohet të punohet me intensitet të lartë.

Presidenti, Safet Gjici, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit inspektoi punimet në impiantin që do të jetë "shtëpia" e verilindorëve duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

"Nuk është ndërprerë asnjëherë puna në stadium. Edhe pse temperatura të ulëta, por lejohet që edhe në këto temperatura të bëhen betonime, përderisa nuk kemi minus apo ngrirje betoni. Siç edhe shikohet, punimet me shpejtësi vazhdojnë, që stadiumi të mbyllet në kohën e vendosur. Cilësia na intereson shumë dhe ajo është brenda parametrave që ka projekti. Pra shikojmë që projekti po zbatohet nga inxhinierët zbatues në masën 100% dhe brenda muajit dhjetor besojmë që të mbarojnë punimet me beton," tha Gjici.  

Nga Kukësi, presidenti foli edhe për ndeshjen e radhës kundër Tiranës, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin "Selman Stërmasi". Gjici nuk i trembet bardhebluve, duke shtuar se verilindorët e kanë potencialin për të marrë fitoren.


EMISIONET