Qeveria spanjoll i ka hapur dritën jeshile skuadrave të La Liga dhe Liga Santader për tu stërvitur në grupe.

Në stërvitjen e tretë ditën e sotme, Real Madrid vendosi ta fillojë me një minutë heshtje në rikujtim të të gjithë viktimave nga koronavirusi.

Një gjest simbolik, ai i bërë nga Los Blancos të udhëhequr nga kapiteni Ramos.

Kjobëhet në të ditën e parë nga 10 ditët e zisë kombëtare të dekretuar nga qeveria e Pedro Sanchez. 

Në përfundim të minutës së heshtjes, lojtarët kanë nisur aktivitetin të ndarë në grupe, ashtu si parashikon protokolli sanitar i La Liga.




/Ora News.tv/