Gjest human! Balerinët italianë bëhen bashkë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Gjest human! Balerinët italianë bëhen bashkë për

Bernard Shehu është një balerin shqiptar, ku që prej moshës 18-vjeçare jeton në Itali. Edhe pse hapat e para të baletit i ka hedhur në shkollën e Baletit në Tiranë, ai është bërë një nga balerinët më të mirë në Itali.

Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, ku tregon se balerinët italianë bëhen bashkë për të mbledhur të ardhura që do i vijnë në nevojë njerëzve të prekur nga tërmeti. Ai tregon se në datën 23 dhjetor, ata do të organizojnë një event të quajtur “Cagli vallëzon për Shqipërinë”, në orën 20:30.

Bernardi tregon edhe emrat e balerinëve që do marrin pjesë, ku 2 prej tyre janë shqiptarë, Kledi Kadiu, Abeta Toromani. Balerinët italianë që do marrin pjesë janë: Benilde Marini, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti.

Organizimin e kësaj mbrëmjeje e ka mundësuar Bashkia e Cagli-t.

 “Një mbrëmje vallëzimi për të mbështetur tokën time të goditur nga tërmeti i rëndë javën e kaluar!

Ju ftoj në 23 Dhjetor në Teatrin Komunal Cagli për “Cagli Danza për Shqipërinë”

Falënderoj bashkinë e Cagli që më dhanë mundësinë për të organizuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme për mua.

Falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi që menjëherë e kanë vënë në dispozicion për ta bërë të mundur këtë mbrëmje

Të gjitha të ardhurat e mbrëmjes do të dhurohet për viktimat e tërmetit.

Biletat mund të rezervohen duke filluar nga 10 dhjetori.

Benilde Marini, Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti”, përfundon balerini shqiptar.


EMISIONET