Gjermania zgjat masat e distancimit social deri më 19 prill për të kufizuar përhapjen e Covid-19

Gjermania zgjat masat e distancimit social deri më 19 prill për

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi sot se qeveria federale dhe 16 landet e Gjermanisë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e distancimit shoqëror në vend deri më 19 prill për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

''Ne e vlerësuam situatën sot dhe konfirmuam se kufizimet do të jenë të vlefshme deri më19 prill," tha Merkel në një transmetim të drejtpërdrejtë audio nga shtëpia e saj pasi ndodhet e izoluar.

Kjo datë është pas festave të Pashkëve. Merkel sqaroi se ''një pandemi nuk ka pushime 'dhe se' 'qytetarëve u kërkohet të mbajnë kontakte me njerëzit përtej shtëpisë së tyre në minimumin absolut, madje edhe gjatë festave të Pashkëve, në përputhje me rregullat në fuqi', "duke shtuar se ishte shumë herët për të hequr kufizimet e kontaktit.

Merkel paralajmëroi gjithashtu se do të kishte pasoja të rënda nëse masat do të hiqen shumë shpejt. Ajo tha se qeveria e saj do të rivlerësonte situatën të martën pas Pashkëve.

EMISIONET