Autoritet gjermane arrestuan 3 persona ditën e sotme, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist.

Ndër të arrestuarit ishin një shtetas gjerman, 24 vjeç me origjinë nga Skopje dhe 2 shtetas turq, respektivisht 21 dhe 22 vjeç.

Sipas autoriteteve gjermane, 24 vjeçari merrej me furnizimin e lëndëve eksplozive ndërkohë që blinte dhe armë zjarri në internet.

Të tre personat do të dalin përpara gjykatës për të marrë vendimin.

/Ora News.tv/