Gjermania merr 10 milionë maska nga Kina

Gjermania merr 10 milionë maska nga Kina

Gjermania mori një ngarkesë prej 10 milon maskash nga Kina ditën e sotme, shkruan CNN.

Avioni më i madh i ngarkesave në botë, Antonov AN-225, të drejtuar nga ushtria gjermane, u ul në aeroportin e Leipzig.

Dy dërgesa të tjera të drejtuara po nga ushtria gjermane, pritet që të sjellin edhe 15 milion maska të tjera.

Për qytetarët gjermanë, mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 5,976 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 157,770 të infektuar.

EMISIONET