Gjermania do dërgojë një avion ushtarak në Kinë për të kthyer në atdhe të gjithë shtetasit e saj për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit, tha Ministri i Jashtëm Heiko Mass.

Rreth 100 persona do të kthehen në Gjermani, megjithëse autoritetet gjermane thonë se nuk ka dyshime për ndonje person të infektuar.

Sapo të mberrijnë ata do të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe do të izolohen për 2 javë në një bazë ushtarake për t’u siguruar se asnjë person nuk është i inekfuar nga koronavirusi.

Sakaq, Ministri izraelit i Shëndetësisë ka kërkuar që të gjithë pasagjerët që kthehen nga Kina të qëndorjnë të izoluar në karantinë për 14 ditë për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se pasagjerët nuk duhen të qendrojnë në vende publike për 2 javë.

Karantina është porositur për pasagjrët që vijnë nga fluturimet direkt nga Kina.

Hong Kong: Pajisjeve elektronike për zbulimin e pacientëve me koronavirus

Ndërkohë, teksa rastet e konfirmuara me koronavirus në Hong Kong ka shkuar në 12, shefja ekzekutive Carrie Lam, tha se qeveria po konsideron mundësinë për të përdorur pajisje elektronike për të testuar personat e dyshuar me virusin dhe për të bërë të mundur izolimin e tyre.

Gjatë një konference për shtyp, Lam tha se këto pajisje të prodhuara në Hong Kong ishin pagatitur për t’u përdorur nga pacientët.

Nga 12 rastet e konfirmuara deri më tani, 5 prej tyre janë rezident në Hong Kong dhe 7 të tjerët janë të ardhur nga Kina.

Koreja e Jugut dërgon avionin e dytë në Wuhan

Qeveria e Koresë së Jugut ka dërguar një tjetër avion për të kthyer nga Kina te gjithë shtetasit e saj.

Sipas njoftimit të qeverisë, deri më tani janë 700 koreanë qe pritet të kthehen. Avioni i parë i dërguar nga Koreja mori 368 nga këto 700 persona.

350 prej tyre janë dërguar në karantina, ndërsa 18 të tjerë kanë shfaqur disa simptoma dhe janë duke kryer testet e nevojshme.

Japonia konfirmon rastin e 17 me koronavirus

Këtë të premte, Japonia konfirmoi edhe 3 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 17 numrin total, sipas Ministrit të Shëndetësisë.

Nga 3 rastet e reja, një prej tyre ishte një grua, të cilës iu zhvillu virusi teska po punonte me një shofer i cili ishte infektuar me virus.

Dy rastet e tjera ishin meshkuj të moshave 30 dhe 50 vjeç të cilët u kthyen nga Wuhan të mërkurën.

/Ora News.tv/