Gjenerali amerikan: Punoni të thithni investime amerikane

Gjenerali amerikan: Punoni të thithni investime amerikane

Gjenerali amerikan nxiti Shqipërinë për të thithur sa më shumë investime amerikane. Por për të bërë këtë duhet të punojë fort për të krijuar garanci këtyre investitorëve.

Gjenerali Michael Barbero ndodhet në Tiranë dhe mbajti një mëngjes pune paraditen e sotme ku u diskutua situata në Iran dhe kush janë kërcënimet afatgjata dhe afatshkurtra.

Michael Barbero: “Ka avantazhe të jashtëzakonshme. Nëse mund të sjellim bizneset amerikane këtu dhe të forcojmë ato lidhje do të forcojmë dhe sigurinë e Shqipërisë dhe do të ndihmojmë SHBA. Por kjo kërkon shumë gjëra. A i ka marrë Shqipëria të gjitha hapat e duhura për të tërhequr investimet ndërkombëtare? A keni marrë hapat e duhura për të luftuar krimin korrupsionin?

A keni ligjet e duhura për të marrë investimet nga vendet perëndimore? A ofroni garanci ligjore për investitorët e huaj nëse ata duan të vijnë? Duhet të mendoni të gjitha këto fusha çfarë duhet të përmirësoni. Ka akoma vend për të përmirësuar. Një tjetër këshillë e gjeneralit: Shikoni si mund të marketoni më mire Shqipërinë në Amerikë apo dhe vende të tjera si një vend i mirë për të bërë biznes. Nisma të tilla janë të rëndësishme."

Lexoni me shume: Gjenerali amerikan: Kujdes me Kinën, është tigri do të hajë shumë nga miqtë tanë 

EMISIONET