Pse Rama zgjodhi një gjeneral në krye të Ministrisë së Brendshme...

Pse Rama zgjodhi një gjeneral në krye të Ministrisë së

Gjithashtu u sekuestruan gjithashtu 3.165 euro, 25 gr kokaine, tre peshore elektronike precizioni.

Kush është Sandër Lleshi, gjenerali që do të drejtojë ministrinë e Brendshme në trasenë e shtruar nga ish ministri, ashtu si kryeministri Rama e komentoi në tëitterin e tij?

Deri tani Sandër Lleshi mbante detyrën e këshilltarit të kryeministrit ndërsa erdhi në vëmendjen e medias dhe të opinionit kur foli në emër të qeverisë përsa i përket zërave se statusi i Shqipërisë ishte kushtëzuar me pranimin e ndërtimit të një kampi refugjatësh. Dhe Sandër Lleshi e quajti këtë një çmenduri, nëse ky do të ishte kushti i BE, duke u bërë kështu zëri zyrtar në emër të qeverisë dhe duke dhënë sinjale të qarta për Brukselin se nuk mund ta vendoste këtë kusht.

Që pas vitit 2010 Sandër Lleshi ka mbajtur detyrën e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ku në vitin 2013 ish-presidenti Nishani e shkarkoi nga kjo detyrë si reagim ndaj akuzave që ai hodhi në adresë të ministrit të asaj kohe Arben Imami. Në atë kohë Sandër Lleshi e akuzoi ministrin e Mbrojtjes se po rrënonte Forcat e Armatosura duke emëruar njerëz partiakë në poste kyçe.

Më herët Sandër Lleshi ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe ka kryer shokllën e mesme ushtarake Skënderbej dhe Akademinë Ushtarake. Një pjesë të mirë të formimit profesional gjenerali Lleshi e ka kryer në Gjermani ku edhe ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane.

Po pse i duhet kryeministrit Rama një person me formim ushtarak në drejtimin e një ministrie kaq delikate siç është ajo e brendshme që jo vetëm për shkak të sulmeve të opozitës është vënë në shenjestër të akuzave .

Vetë kryeministri Rama ka thënë se ka qënë shkrimtari Ismail Kadare ai që e ka sugjeruar emrin e Sandër Lleshit në kohën kur ai e zgjodhi këshilltar të sigurisë në vitin 2013.

Problemet në ministrinë më të shënjestruar duket se do të jetë një sfidë e fortë për qeverinë e socialistëve por edhe për vetë gjenearlin Sandër Lleshi.

A do jetë ai në gjendje të rrisë shpejtësinë e arritjeve në këtë ministri dhe të arrijë rezultate edhe më domethënëse si kundër kryeministri pret.

Burime të Ora News në ministrinë e Brendshme bëjë me dije se general Lleshi nuk do ta ketë të lehtë të drejtojë një dikaster me rryma të ndryshme brenda saj, duke qënë se ai nuk ka asnjë eksperiencë policore, ndërsa burime të tjera bëjnë me dije se vendimi i Ramës për të zgjedhur Lleshin tregon se vetë kryeministri synon ta ketë nën kontroll këtë dikaster ku mesaduket kërkon të dëgjohet më shumë zëri i tij.






EMISIONET