Pas Federatës Shqiptare të Futbollit është radha e Federatës së Volejbollit për të shtyrë për një tjetër ditë ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, FSHV informon që pas zisë Kombëtare të vendosur nga Qeveria, ndeshjet e programuara për tu luajtur nesër do të luhen pasi të kapërcehet kjo situatë.

Ne vijim te situates se krijuar nga termetet te njepasnjeshme dhe shpalljes nga ana qeverise dite zie Kombetare, duam ti informojme te gjithe klubet, shoqatat, trupa gjykuese dhe te gjithe sportdashesit e volejbollit qe ndeshjet e Kupes se Shqiperise per femra te planifikuara per diten e neserme nuk do te zhvillohen. Per keto ndeshje do kete nje komunikim nga ana e FSHV-se.
LE TE BEHEMI TE GJITHE BASHKE PER TE KONTRIBUAR NE KAPERCIMIN E KESAJ SITUATE
,” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Federatës së Volejbollit.

/Ora News.tv/