Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në universitet pas 8 javësh pasi u zbulua nga studentët e tjerë që ndjenë erën e keqe.

Trupi u gjet në  Universitetin Sonoda Christchurch Campus, në Christchurch, Zelanda e Re.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së të riut.

Raportohet se ai jetonte në një dhomë në fund të korridorit, ku stafi i kampusit nuk pastronte.

Akomodimi i plotë për studentët në universitet kushton 15.677 dollarë në vit dhe përfshihen të gjitha shërbimet. Por studentët thanë se universiteti nuk iu është përgjigjur pritshmërive të tyre.

Ndërkohë policia po heton shkakun e ngjarjes.

/Ora News.tv/