Në minierën Cullian në Afrikën e Jugut është gjetur një diamant i badhë prej 232.08 karatësh dhe sipas specialistëve vlera e tij arrin në 10 deri në 16 milionë dollarë ose 11.6 milionë euro. Diamanti i bardhë i zbuluar nga kompania ‘La Petra Diamonds’ është më i madhi i zbuluar kohët e fundit, ka një qartësi dhe një cilësi të jashtëzakonshme, dhe pritet të dalë në ankand së shpejti. Kjo minierë njihet për nxjerrjen e dimanteve me cilësinë më të lartë. 'La Petra Diamonds' vitin e kaluar nxorri në ankand një dimant blu 25.5 karatësh e cila u shit 16 milion dollarë.

/Ora News.tv/