Dy automjeteve u dogjën në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit.

Njëra ishte makina e juristit të Hipotekës, 31 vjecarit Ervin Pjero. Mjeti i tij dyshohet se u dogj i pari e për pasojë edhe makina tjetër.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa dy makinat ishin të parkuara pranë një lokali. Gjatë marrjes në pyetje Pjero ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa ka shtuar se makina ishte me gaz benzinë dhe vetëm një ditë më parë e kishte marë nga servisi. Ndaj vec zjarrvënies së qëllimshme, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga ndonjë defekt i mjetit. 

Ndërkohë një karburant jashtë funksioni u dogj në Maliq. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk arriti të shpëtojë thuajse asgjë, ndërsa nga flakët u dogj edhe një makinë. Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Policia e Vlorës dhe Korcës thonë se po hetojnë për rastet.

/Ora News.tv/