Trupat e 39 personave janë gjetur në një kamion në Essex.

Shoferi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasjen e tyre.

Sipas raportimeve paraprake bëhet fjalë për 38 të rritur dhe një adoleshent të vdekur.

Kamioni vinte nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead, Anglesey të shtunën.

Oficerët po përpiqen të indentifikojnë viktimat.

"Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën e tyre. Hetimet tona po vazhdojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin. Ai do mbetet në arrest ndërsa hetimet vazhdojnë. Ne po përpiqemi të identifikojmë viktimat. Megjithatë parashikoj se ky do jetë një proces i gjatë,"-tha shefi policisë Andrew Mariner.

Kamioni me viktimat u gjet rreth orës lokale  01:40 në Parkun Industrial Waterglade që është mbyllur.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i mërzitur nga ky incident tragjik.

“Po informohem rregullisht dhe Zyra e Punëve të Brendshme do të punojë ngushtë me Policinë e Essex për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre,”-u shpreh kryeministri britanik.




Ngjarja e përsëritur - Në qershor 2000, kufomat e 58 emigrantëve kinezë u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në Dover. 

Një shofer kamionësh holandez u burgos rreth një vit më pas për vrasjen e tyre.




/Ora News.tv/