Gigi Hadid poston foton e Trejsi Sejdinit në “Instagramin” e saj, modelja më e lumtur se kurrë

Trejsi Sejdini prej disa kohësh ndodhet në SHBA për të realizuar ëndrrën e saj si modele dhe për të ndjekur studimet në akademinë e quajtur ‘The New York performing arts academy’.

Ajo është më aktive se kurrë në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto të shumta nga çdo cep i New Yorkut.

Së fundmi një nga fotot e Trejsit i ka tërhequr vëmendje edhe modeles me famë botërore Gigi Hadid, e cila e ka ripostuar në “Instagramin” e saj.

Trejsi në këtë foto ka veshur një kostum sportive që mbante emrin e Gigit në bashkëpunim me firmën e veshjeve sportive “Reedbok”.

Në një postim në “Instastory”, Trejsi e falenderon modelen dhe shprehet mjaft e lumtur për këtë. Ajo gjithashtu e konsideron Gigin si idhullin e saj.

EMISIONET