Giampaolo drejt "greminës", Milan mendon për rikthimin e bujshëm

Giampaolo drejt "greminës", Milan mendon për rikthimin e

Milani i Marco Giampaolo ka humbur busullën. Sikur të mos mjaftonte nisja e keqe e sezonit në Seria A, kuqezinjtë morën një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme, 2-1 përballë Torinos. Disfatë që parashikohet të mos jetë pritur mirë nga drejtuesit, të cilët mund të marrin masa ekstreme.

Lajmin e bën të ditur "Corriere dello Sport", me gazetën torineze që ka zbuluar edhe emrin e trajnerit të ri. Bëhet fjalë për Gennaro Gattuson, i cili mund të rikthehet në krye të "djallit". Giampaolo është nën presion për shkak të humbjes së tretë në pesë ndeshjet e para të Seria A. Ish-mesfushori i Italisë gjendet i lirë që prej largimit nga Milani në sezonin e fundit.

Edhe pse ai nuk arriti që t'i kualifikojë në Champions League, Gattuso i drejtoi për dy vite, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë dhe të pestë. Një lëvizje që do të ishte padiskutim surprizë, duke pasur parasysh se ishte pikërisht Giampaolo ai që zbriti në "San Siro" për të ndryshuar stilin e lojës së imponuar nga Gattuso.



EMISIONET