Me goditjen që mori nga pandemia, sektorit të turizmit do t'i duhet të paktën dy vite për të rimarrë vetën.

Kryetari i shoqatës së Turoperatorëve, Kliton Gërxhani në emisionin "Ekopolitikë" tha se për vitin 2020 nuk duhet të flitet për një biznes normal.

Kliton Gërxhani: Vijmë nga një përvojë e varfër, i mendojmë gjërat sot për sot në përgjithësi, të gjithë bashkë me shtetin si ne si sektori privat, por edhe shteti. Pra nuk kemi një strategji, ne nuk mendojmë se çfarë do bëhet në 2021 apo 2022 ne themi sot çfarë do bëjmë se na kapi ky hall. Kështu që duke e ditur këtë mentalitet dhe këtë lloj infrastrukture duhet bërë e pamundura që të mbahen këto biznese në këmbë, që të kalojë kjo valë emergjente sepse nuk flitet për një biznes normal në 2020, që ndoshta në 2021 të arrijmë te gjysma e asaj që pretendonim dhe ndoshta në 2022 të kapim një lloj normaliteti të 2019.

/Ora News.tv/