Gerti Shima: Refuzova 2 oferta për të qëndruar te Tirana

Gerti Shima: Refuzova 2 oferta për të qëndruar te Tirana

Kapiteni i kombëtares shqiptare të Basketbollit, Gerti Shima ka analizuar problemet që po kalon skuadra e Tiranës, duke renditur edhe faktorët që kanë dërguar ekipin deri në këtë gjendje.

Në një intervistë për "Rtv Ora" me gazetarin Altin Sulçe, Shima ka zbuluar se ka 2 oferta nga Kosova, por karakteri i tij i fortë e ka bindur për të mos e braktisur Tiranën, që po kalon ndoshta periudhën më të vështirë në histori.

"Ka probleme te Tirana. Nuk është parë që Tirana ta mbyll fazën e parë të kampionatit në vendin e 5-të. Janë normalisht të gjithë të çuditur, me Tiranën që ka lojtarë pa fund, talente pa fund. Ekipe si Tirana dhe Vllaznia kanë qënë dy ekipet bazë të kampionatit shqiptar që kanë furnizuar le të themi gjithë ekipet. Normalisht Vllaznia është në një formë më të mirë se Tirana. Ka financa më të mëdha, por që nuk po furnizojnë me lojtarë dhe ky është një problem i madh. Nuk është problemi vetëm te Tirana dhe Vllaznia por edhe te skuadrat e tjera. E para është akademia që nuk ekzistojnë, edhe pse në thonjëza "ekzistojnë". Problemi është që nuk mund të hapësh një akademi dhe të vendosësh aty një trajner që nuk e ka eksperiencën e duhur. Problemi tjetër është edhe te familjarët, të cilët nuk e shikojnë sportin si një opsion për fëmijët e tyre. E çojnë në basketboll thjeshtë për të qëndruar 2 orë larg internetit, telefonit dhe ky është një problem tjetër pastaj. 

Shiriti i kapitenit në kombëtare? Është një privilegj që kam pasur fatin ta provoj dhe po e provoj. Kur bën një retrospektivë mbrapa dhe kur shikon se kush ka qënë kapiten i ekipit kombëtar ndihesh krenar se je pjesë e ekipit dhe aq më tepër që të jesh kapiten është një nder i madh. Normalisht është një emocion i veçantë dhe këtë mundohem t'ia shpreh edhe të rinjve kur vijnë në kombëtare. 

Viti 2020? Unë për veten time jam gjithmonë optimist. Edhe në gjendjen më të keqe jam optimist dhe se sa arrijë të dal nga ajo gjendje duhet ta shikojmë në fund. Gjendja e ekipit të Tiranës ka qënë e keqe dhe unë jam optimist, duke hedhur poshtë edhe ofertat që më kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë, po flasim për Kosovën dhe kam qëndruar te Tirana për të ndryshuar diçka, edhe pse është e vështirë," përfundoi Shima.

EMISIONET