Gentian Zenelaj 'sulmon' regjisoren: Je personi më gërnjar që kam punuar ndonjëherë

Regjisorja Driada Dervishi dhe aktori i humorit Gentian Zenelaj kanë punuar së bashku për të vënë në skenë 'Komedia që shkoi për dreq'.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin Tempora në Ora News, Sonila Meço i kishte përgatitur regjisores një videomesazh nga Gentian Zenelaj. Mes batutave dhe humorit, aktori e quajti Dervishin personin më 'gërnjar' që kishte punuar ndonjëherë.

Gentian Zenelaj: "Faleminderit Sonila që më dhe mundësinë të them edhe unë dy fjalë, më në fund publikisht për zonjën Driada Dervishi. Që ta dini ju ajo është numri një në listën e personave më gërnjarë që kam pasur fatin të punoj ndonjëherë. Bëj shaka kjo nuk është e vërtetë. 

Ti je numri dy në listën e personave më gërnjarë që kam pasur fatin të punojë ndonjëherë. Përsëri po bëj shaka. Të falënderoj shumë për të gjithë përkushtim dhe devotshmërinë që ke treguar në këtë shfaqje. Të gjithë bashkë ne ia dolëm. Të gjithë ia dolëm që 'Komedia që shkoi për dreq' të jepet më shumë se 20 herë. Do punoja me ty edhe 100 herë të tjera."

"Komedia që shkon për dreq' është kthyer këtë javë në skenën e teatrit së bashku me dy komeditë e tjera 'Shirli Valentina' dhe '8 femrat' nga regjisorja Driada Dervishi.

EMISIONET