Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak dhanë dorëheqjen ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar vijnë dhe largimet e para nga Keshilli bashkiak i Tiranes.

E para që ka kërkuar të largohet është ish-këshilltarja e LSI-së.

Mësohet se Mezini e ka paraqitur dorëheqjen më 17 maj, ditën kur u shemb edhe Teatri. Ne email ajo ka argumentuar se arsyeja eshte personale. "Aq me pak nuk i jap llogari askujt".

 Genta Mezini fillimisht është zgjedhur këshilltare në këshillin bashkiak Tiranë me LSI-në mandatin 2015-19, por në 2017 pas prishjes së koalicionit, kaloi me PS-në. Edhe ne zgjedhjet e 2019 u zgjodh sërish keshilltare këtë herë në siglën e PS-së

Doreheqjen e ka dhënë edhe Ervin Mete. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes edhe Mete e ka dhënë dorëheqjen ditën e shembjes së Teatrit. Nderkohe Ora News siguron dokumentin e Keshillit Bashkiak qe ne mbledhjen e 18 majit, pranoi dorëheqjen. 

I takon KQZ-se qe pasi te marrë njoftimin do të bëjë zëvendësimin me kandidatët e tjerë në listë. 







EMISIONET