Gent Sejko merr pjesë në takimin e 41-të të Klubit të Guvernatorëve

Gent Sejko merr pjesë në takimin e 41-të të Klubit të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,  Gent Sejko ka marrë pjesë në takimin e 41të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Takimi u mbajt në datat 25-26 mars  në Stamboll të Turqisë.

Pjesëmarrës në takim qenë drejtues të bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS), si dhe akademikë të shquar.

Sejko mbajti një prezantim në panelin me temë “Komunikimi i bankës qendrore për rritjen e efektshmërisë së politikave: forcimi i njohurive dhe ndërtimi i besimit”.

Gjatë prezantimit, ai theksoi Banka e Shqipërisë i kushton një rëndësi të veçantë komunikimit të saj me publikun, për të përmbushur llogaridhënien e saj si institucion i pavarur, por edhe rritjen e efektivitetit të politikave të ndërmarra prej saj.

Guvernatori Sejko ndau me të pranishmit eksperiencën e Bankës së Shqipërisë në komunikimin e politikës monetare dhe politikave të tjera të saj, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

EMISIONET