Genoa-Inter, "neroazurrëve" u mungon Icardi dhe Perisic

Genoa-Inter, "neroazurrëve" u mungon Icardi dhe Perisic

Sot luhen ndeshjet e javës së 25 të kampionatit italian ku ndeshja me interesante është ajo e orës 20:45 mes Genoas dhe Interit.

Genoa vjen nga një moment i mirë me dy fitore jashtë fushës së saj, por ky nuk është problemi i vetëm që ka Inter.

Interi nuk mund të llogarisë as Mauro Icardin dhe as Ivan Perisic për ndeshjen e darkës, që do t’i shohë zikaltrit në vështirësi në fushën e Genoa.

Sulmuesi argjentinas nuk e ka tejkaluar ende problemin e muskujve, të shfaqur në stërvitjen e para ndeshjes Inter-Crotone, ndërsa kroati ka sërish shqetësime në krahun e majtë, si pasojë e lëndimit një javë më parë, në ndeshjen kundër Bologna. E premtja ishte dita vendimtare për përgjigjen përfundimtare, në bazë të së cilës as Icardi dhe as Perisic (së bashku kanë shënuar 25 nga 40 golat e Interit në këtë sezon), nuk arritën t’ia dilnin.

Të dy nuk janë përfshirë në grupin e lojtarëve të thirrur nga trajneri Spalleti për këtë ndeshje të radhës në Seria A.

EMISIONET