Këngëtarja Marjona Metohu zbuloi së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, gabimin më të tmerrshëm të adoleshencës. Ajo tha se është mistrece Berati, por eshtë përpjekur të mos bëjë gabime të tmerrshme.

Ester Bylyku: Jemi në rubrikën “Pyetje Hot”. Më thuaj gabimin më të tmerrshëm që ke bërë në adoleshencë.

Marjona Metohu: “Sapo bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës. Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo. Shkojme në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhenë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.”Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë. ”

/Ora News.tv/