Gënjeu në CV se ishte një mjek, dënohet me 5 vite burg

Gënjeu në CV se ishte një mjek, dënohet me 5 vite burg

Një mashtrues që gënjeu në CV-në e tij duke pretenduar se ishte doktor dhe jetoi një jetese luksoze duke marrë paga të majme është burgosur.

Infermieri Phillip Hufton për 17 muaj që punoi në spital përfitoi pushime falas duke u gënjyer se po shkonte në trajnime mjekësore. Të gjitha pushimet ia financonte spitali ku punonte.

52-vjeçari pretendoi se ishte mjek me një mori kualifikimesh dhe se kishte një karrierë të shkëlqyer në ushtri.

Por në fakt ai ishte vetëm një infermier dhe kishte qenë në Ushtrinë Territoriale. Ai realizoi fotografitë me medalje të rreme të blera në internet.

Phillip u zbulua në janar 2016 pasi një hetimi të brendshëm ku u gjetën disa mospërputhje rreth punës së tij, si dhe shpenzimeve nëpër të ashtuquajturat trajtime.

Hufton gënjeu se po shkonte në një udhëtim pune ku shpenzoi 9.000 dollarë, por në të vërtetë ishte me pushime në SHBA.

Ai kishte pohuar se po vizitonte refugjatët në Jordani në atë kohë, por GPS e zbuloi atë në SHBA dhe Karaibe.

Për shkak të mashtrimeve dhe shpenzimit të 350 mijë paund, atë e dënuan me pesë vjet, ndërsa është urdhëruar të kthejë pjesën e parave që ka në llogari.

EMISIONET