Gëlltiti 9 vezët e pulës, indiani detyron kobrën t'i vjell të gjitha

Ky është momenti i neveritshëm kur një kobra volli 9 vezë, të cilat i kishte gëlltitur në një kotec pulash. Kobra ishte futur në kotec ku kishte mbytur një pulë, dhe më pas gëlltiti 9 vezët.

Ngjarja është filmuar në Hyderbad në pjesën jugore të Indisë, ku një burrë shihet në video duke e detyruar kobrën t’i vjell të gjitha vezët që i kishte gëlltitur.

Ai e kishte vërejtur se kobra ishte fryrë shumë dhe pasi që i mungonte një pulë, e kuptoi se brenda barkut mund të jenë vezët e pulës.

Dhe kështu pa u menduar dy herë mori një copë druri me të cilët e ngacmonte kobrën, duke e detyruar t’i nxjerr nga goja vezët.


EMISIONET