Viti 2018 ka qënë mjaft i suksesshëm për Luiza Gegën, me atleten shqiptare që mori medalje ari në Lojërat Mesdhetare, duke vendosur dhe rekord mesdheu. E ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" 30 vjeçari ka pohuar se pengu i këtij viti ishte një medalje e munguar në Evropian.

"Ajo që është më e rëndësishme është se rekordet vazhdojnë, që do të thotë se ti je në formë më të mirë, për aq kohë sa vendos një rekord të ri. Ky ishte një vit kishte në fakt dy aktivitete të rëndësishme për mua që ishin Lojërat Mesdhetare (medalje ari dhe rekord mesdheu). Në kampionatin Evropian u ndjeva pak e zhgënjyer sepse sigurisht pretendoja të sillja një medalje tjetër, ndoshta me medalje bronzi, por duhet theksuar se para meje ishin sportiste të tre shteteve që investojnë në sport si Norvegjia, Zvicra dhe Gjermania. "-tha Gega.




/Ora News.tv/