Gega konfirmon klubin e ri: Ja kush do të jenë bashkëpunëtorët

Gega konfirmon klubin e ri: Ja kush do të jenë

Skënder Gega është një tjetër emër që ka bërë historinë e futbollit shqiptar.

Pas fitimit të titullit kampion me Partizanin, Gega pohoi se ka zyrtarizuar gjithçka në Jordani, drejt së cilës do të niset në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, për sa i përket sfidës së humbur në stadiumin e ri kombetar, nga Shqipëria përballë Francës, tropojani u shpreh se skuadra luajti shumë e hapur, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që kombëtaren ta marrë një trajner shqiptar. Në emisionin sportiv "Ora Sport", Gega deklaroi:

"Atmosfera ishte e mrekullueshme. Ky stadium i takon të gjithëve. Jam i lumtur dhe i mahnitur për këtë stadium. Atmosfera ishte e mirë, por ndeshja nuk iu përgjigj ashtu siç duhet. Reja ka një eksperiencë dhe histori të veçantë. Shqipëria ndoshta nuk është e duhura. Dhe koha ka qënë e shpejtë. Ka humbje të ndryshme. Ka humbje me dinjitet. Sot ishte e zbehtë. Nëse dikush tregon personalitet dhe merr rezultate nga puna. Unë mendoj se Reja është i duhuri dhe mendoj se për sa kohë është ai, duhet ta mbështesim maksimalisht. Do të mungojë derbi në këtë stadium. Derbi është derbi. Të lë pa gjumë. Sporti është, fiton ai që e meriton. Partizani është në rrugën e duhur dhe besoj se do të arrijë larg. Nëse një trajner merr një ekip, ai do të ballafaqohet me filozofinë që ka skuadra. Nuk është puna që tre mbrojtësit e qendrës do të mbajnë peshën. Nuk është kështu. Edhe Balaj do të luante më shumë, pasi skuadra duhet të ishte më e ngjeshur. Është e vërtetë që do të marr drejtimin e Jordanisë. Do të nisem këto ditë, por do të marr sinjalin nga ato për të bërë edhe zyrtarizimin. Bashkëpunëtor do të marr shokë dhe miq të mirë, që e duan punën".

Lexo me shume: Franca "kockë e fortë" për kuqezinjtë, Stadiumi inagurohet me humbje



EMISIONET