Gazment Bardhi publikon videon e maskave të skaduara: Prokuroria të mos heshtë

Gazment Bardhi publikon videon e maskave të skaduara: Prokuroria të

Sekretari i përgjithshëm i PD ka publikuar videon e denoncimit të bluzave të bardha të maskave që pretendohen se janë të skaduara.

Sipas Bardhit, Prokuroria nuk duhet të heshtë për këtë rast, por duhet të nisë hetimet. Ai thotë se janë 1.2 m;m prova krimi në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i Gazment Bardhit

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET