Gazment Bardhi akuza Sandër Lleshajt: Jeton në 2 shtëpi të padeklaruara

Gazment Bardhi akuza Sandër Lleshajt: Jeton në 2 shtëpi të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se posedon dy shtëpi të padeklaruara. Në një reagim, Bardhi thotë se Ministri i Brendshëm nuk mund të kuptojë qëndresën e banorëve të unazës për shtëpitë, që i kanë ndërtuar me djersë.

Reagim i Sekretarit te Përgjithshëm Gazment Bardhi

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qëndresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

 Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”

EMISIONET