Në Dragot, çdo zhvendosje e eshtrave të ushtarëve grekë kushton 75 euro

Në Dragot, çdo zhvendosje e eshtrave të ushtarëve

Entiola Budo,korrespondentja e Ora News në Gjirokastër, në një intervistë për emisionin Arena nga Dritan Hila, ka treguar ngjarjet që ndodhën ditën e hënë, kur u bë protesta në Tepelenë. Ndër të tjera, Budo zbuloi edhe se prej cilëve përbëhen komisionet që po bëjnë procesin e gërmimit të eshtrave të ushtarëve grekë.

Budo: Gërmimet po kryhen nga dy komisione të përbërë nga shqiptarë edhe grekë. Komisioni i parë është i përbërë nga antropologë, jurist, specialist të tjerë. Nga pala greke pjesë e komisionit janë tre persona, një ish-ushtarak, një nga Ministria e Mbrojtjes dhe një nga Shoqata e ish-ushtarakëve, ky i fundit zotëron edhe database-in, e emrave të rënë. Në fund të ditës, komisioni teknik raporton për secilën prej gjetjeve që bën. 

Bashkia e Tepelenës ka vendosur disa punonjës të shërbimeve publike që ndihmojnë të dyja komisionet. Ndërsa toka ku po kryhen gërmimet, është pa pronar. Toka nuk është punuar kurrë. Pala greke ka marr përsipër të bëjë shpronësimin në dy territore, në krahun e majtë dhe atë të djathtë, ku po kryhen gërmimet. Po ashtu edhe kosto të tjera, për ujin, për energjinë, apo dëme që mund të shkaktohen. Është vendosur edhe një shërbim funeral, i cili për çdo zhvendosje paguhet 75 euro. 

Gazetarët nuk jemi lejuar për të kaluar qoftë edhe shiritin, nuk kemi marr asnjë informacion. 

Vetëm gjatë ditës së djeshme një zotëri i ardhur enkas nga Greqia, ishte i biri i një ish-ushtari. Ai tha që babai i vetë i kishte treguar që krerët kishin medaljon, por jo ushtarët. Do të jetë shumë e vështirë për të bërë identifikimin e këtyre eshtrave. 

Protestat janë bërë nga të ardhur prej trojeve të ndryshme, kishte banorë të Tepelenës që flisnin nën zë, por nuk i janë bashkuar protestës.

Janë të ndaluar dy persona nga policia, një 56 vjeçar dhe një 66 vjeçar, mbi ta rëndon akuza e organizimit dhe pjesëmarrjes në manifestime të paligjshme. Drejtori i Policisë së Gjirokastrës më komunikoi se personat që protestuan ditën e hënë, nuk kishin marrë leje. Pasi në dokumentin që i ishte paraqitur gjykatës nuk ishte shkruar për numrin e as se kush do të fliste. Ndaj nuk i është dhënë leja protestës.”



EMISIONET