Gazetari shqiptar në Francë: Njeriu i angazhuar për dialog me jelek-verdhët, 15 mijë euro pagë

Gazetari shqiptar në Francë: Njeriu i angazhuar për dialog me

Gazetari shqiptar në Francë Genc Burimi, që punon pranë Radio Francë sqaroi në një lidhje për "Tempora" me Sonila Meçon në Ora News atë që po ndodh me jelek-verdhët në shtetin ku ai jeton.

Burimi: Shteti francez cakton një funksionar të lartë që do të bëjë organizimin e debatit kombëtar me jelekë verdhët. Rroga e këtij funksionari është 15 mijë euro, më e lartë se rroga e Makrcon, 15 fish se sa rroga minimale në Francë. Këta funksionarë të lartë këto lloj rrogash kanë. Kjo është ndjenjë e tradhtisë që kjo kastë drejtuese ka krijuar të tilla privilegje. Nuk është e mundur se si mund të jetohet me 1 mijë euro në muaj, ku qiraja është 800 euro.

Kjo lëvizje në Shqipëri nuk mund të ketë një përfundim të dëshirueshëm nëse nuk merr një formë politike. Në Gjermani dhe në Belgjikë, ka një lloj formëzimi politik. Jelekverdhët po organizohen për të paraqitur kandidatët e tyre dhe mund të marrin 8%. Kjo nuk është pak. Kjo u mungon studentëve në Shqipëri.


EMISIONET