Për Klement Balilin hetime edhe në 3 shtete të BE-së

Për Klement Balilin hetime edhe në 3 shtete të BE-së

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se për Klement Balilin ka hetimet edhe në disa shteteve të BE-së.

Hila: Trashgimi, më thotë që nuk i është ngushtuar rrethi fare nga policia, por avokatët i kanë dhënë garanci se me aq nuk rrezikon dhe ka vendosur të dorëzohet. Çështja është se hetimet e tij ka edhe në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Klement Balili e ka kaluar natën e parë në qeli në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në një ambient që quhet "Dhoma e Izolimit VIP".

Është një ambient në katin e dytë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë dy dhoma që janë përdorur tradicionalisht nga policia për të mbajtur një kategori personash që kanë patur funksione publike në momentin që janë arrestuar, për të mos i vendosur në ambiente të përbashkëta me shtetas të arrestuar për vepra penale, për krime ordinere. Ky është një ambient ku më parë janë mbajtur ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Procedura është e tillë që pas vetëdorëzimit ka 72 orë afat procedurial për të dalë para gjykatës. Deri në momentin që Gjykata e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim për masën e sigurisë ndaj Klement Balilit, ai do mbahet në ambientet e policisë." 

Më 17 janar personi i arrestuar transferohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të ketë një seancë paraprake për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në fakt masa është caktuar në mungesë, është arrest me burg në mungesë. Në bazë të procedurave të reja, Klement Balilit do ti merren për herë të parë deklarime në seancën gjyqësore. Do të pyetet për qëndrimin e tij ndaj akuzës dhe nëse ka prova apo dokumenta që do ti dorëzojë për shqyrtim në gjykatë.

Ka një grup avokatësh. Klement Balili përfaqësohet nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, prej vitesh avokat dhe nga një avokat tjetër i njohur në Tiranë, Baftjar Rusi."



EMISIONET