Gazetari Koka: Nëse miratohet paketa anti-shpifje, Shqipëria vend me censurë të fortë mediatike

Gazetari Koka: Nëse miratohet paketa anti-shpifje, Shqipëria vend me

Paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në seancën e fundit të Kuvendit, ka sjellë një reagim të ashpër nga radhët e gazetarisë, të cilët e kundërshtojnë me forcë.

Gazetari Beldian Koka i ftuar në emisionin "Thumb On" thotë se nëse ky ligj miratohet, Shqipëria mund të konsiderohet një vend me censurë të fortë mediatike.

Ai sqaron se AMA dhe AKEP janë dy mekanizma që sipas këtij ligji  marrin atributet e gjykatës. Kjo, sqaron Koka nuk të jep mundësinë të marrësh avokat dhe të përballesh në gjykatë.

Bledian Koka: Nëse në  19 dhjetor miratohet ligji, që ndryshe quhet paketa anti - shpifje situatë në media do të jetë problematike, sidomos në median on line. Ka një seri mekanizmash aty që janë parashikuar që realisht e vënë në rrezik, qoftë edhe rastin tuaj, por edhe rastin e mediave që kanë një gamë objektivash që është informacioni politike, ekonomik, sociale, kronikë e zezë. Nëse ajo kalon në atë mënyrë që është parashikuar, seriozisht që në Shqipëri mund të konsiderohet zyrtarisht një vend me censurë të fortë mediatike. Është e vështirë ta shpjegoj nën për nen se janë 36 nene. Në rastin konkret, padia që është bërë, nëse AMA dhe AKEP janë dy mekanizma që sipas këtij ligji  marrin atributet e gjykatës. Nëse ata vendosin se informacioni që keni dhënë është i padrejtë ata mund t'ju gjobisin dhe mund të vënë në punë përmbarimin që kjo gjobë të ekzekutohet nga 1 mln lekë deri në 8 mln lekë. Kush e ka shokun më të fortë tek AMA. Dikur i zgjidhte gjykata, sot nuk i zgjidh gjykata. Nëse kjo hyn në fuqi atëherë ti nuk ke të drejtë të marrësh avokat të përballesh në gjykatë, sepse janë dy mekanizma që menaxhohen nga njerëz të afërt të qeverisë. AKEP do të drejtohet nga një djalë që ka qenë deri dje shefi i protokollit të kryeministrit Rama dhe AMA pritet ta marrë nje njeri që është i afërt me kryebashkiakun Veliaj.


EMISIONET