Gazeta kroate i kushton artikull Kosovës: Brazili i Ballkanit që nuk i trembet askujt!

Gazeta kroate i kushton artikull Kosovës: Brazili i Ballkanit që nuk i

Forma sportive dhe paraqitjet dinjitoze të përfaqësueses së Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat botërore. Pas "The Sun" që i kushtoi një artikull të gjatë ekipit të drejtuar nga Bernard Challandes është radha e mediave kroate për t'i lënë hapësira Kosovës.

Artikulli i titulluar "Mos u trembni kundër askujt!" tregon një pjesë të historisë së krijimit të ekipit i cilësuar si Brazili i Ballkanit.
 
"Refugjatë. Refugjatë të rritur në pjesë të ndryshme të Evropës, por të mbledhur nën një flamur. Flamurin e tyre. Në shtëpinë e tyre. Shtëpinë që madje kurrë se panë. E njohin nga tregimet tregimet e përgjakshme dhe të tmerrshme të luftës. Refugjatë lufte që janë në rrugë për në Evropian. Dhe tani ata shkruajnë njëfarë tregimi të tyre. Në po atë vend ku para rreth tridhjetë vjetësh derdhej gjak pa mëshirë, ndërsa tani po lind një shpresë e re e futbollit. Janë hiti i kualifikimeve. I quajnë Brazili i Ballkanit. E ata s’i frikësohen askujt. Ata janë Kosova" shkruan gazeta e njohur kroate "Jutarnji List" që më tej zbulon për ndjekësit e saj vendlindjen e lojtarëve Dardan dhe ofertat për ta nga kombëtaret më të njohura në rruzul.

"17 nga lojtarët e saj janë të lindur në Zvicër, Gjermani, Suedi e Norvegji. Që do të thotë se 17 nga 25 lojtarët e kombëtares së Kosovës janë të lindur në kultura krejtësisht të ndryshme, të rritur në kushte krejtësisht tjera dhe kanë bërë jetë të një fëmije të zakonshëm europian. Për të qënë pjesë e organizatave ndërkombëtare të futbollit, meritat i merr legjenda, ish presidenti i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri. Kontribut në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës kanë dhënë edhe yjet e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, por edhe Lorik Cana" thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës kroate.

Kosova po kalon një moment magjik në tre vite si përfaqësuese me të drejta të plota në UEFA e FIFA. Ekipi i drejtuar nga Challandes numëron 11 pikë në grupin A kualifikues të Euro 2020,me shpresat që janë ende të gjalla për një pjesëmarrje në finalet e Europianit që mbahet vitin e ardhshëm. 


EMISIONET