E përditshmja katolike italiane Avvenire ka publikuar pak ditë më parë në prag në festës së Krishtlindjeë një ninullë që këndohet nga arbëreshët e Italisë gjatë Festës së Krishtlindjeve. "Të njohur edhe si shqiptarët e Italisë, shkruhet në Avvenire, arbëreshët janë pakicë etnolinguistike që, u larguan nga Shqipëria e pushtuar prej otomanëve, e ruajtën gjatë shekujve lidhjen e ngushtë me tokën mëmë, duke konservuar si thesare, gjuhën, poetikën e këngët e tyre origjinale. Ninulla si këto këndohen ende në këto ditë feste në disa vise të arbëreshëve të Italisë në Molise, Pulia, Kalabri, Bazilikatë, Siçili, e ku mund të gjejmë një repertor shumë të pasur këngësh feetare dedikuar festave të Krishtlindjes e të Pashkëve. Ninulla "Ç'mrekulli është vallë kjo?" është një nga pjesët më kuptimplote e më origjinale të këtij repertori. Ç’mrekulli është vallë kjo? (Nina nana arbëreshe për Foshnjën Hyjnore) ‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi Erdh pranvera, dimri shkoi. Ljeu Krishti në një skutë, Ljeu i varfër e i butë. Ljeu aty, e s’ljeu në Horë, Në një shpellë e nën dëborë, Ljeu, e qielli u bë dritë Nata u shndërrua në ditë. Jeta u mbush plot me gëzim, pemët, me fletëza në bulim. Na pru Zoti në këtë dhe Gaz të madh, paqe e hare! Ninulla në arbërishte: Çë thavmasmë isht kjo? Çë edhe nata ditë u bë. të ghzon zemërën dimri shkoi e s’ ishtë më gjithë jeta bën hare ljulje e peme për në dhe Ljeu jashtë e jo në Horë në një shpellë, në një gërromim ljeu në tsin, ljeu në sborë ljidhur klje te një skutin mbet në kashtë e në sanùa si i vapkëth për mua E si ljeu n’ ata malje n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim Parraisi u psaljë gazin m’ i madh njeriut i qièlli paqe, gaz, haré yn’ Zot pru në ktë dhe..

/Ora News.tv/