Gati pr/ligji për sigurimin e banesave

Gati pr/ligji për sigurimin e banesave

Pas tërmetit të 21 shtatorit qeveria shqiptare nisi propozimin për miratimin e një ligji të posacëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave. Propozimi erdhi psa kostove të larta që duheshin paguar për banesat e dëmtuara. Dy muaj më pas Shqipëria u trondit nga lëkundjet 6.4 të shkallës rihter me 51 të vdekur, qindra shtëpi e pallate të dëmtuara.

Fatura ende nuk është llogaritur ndërsa është parashikuar konferenca e donatërëve të BE-së që do të mblidhen në Tiranë për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin. Kjo ka sjellë rikthimin në vëmendje të draftit të sigurimit të banesave.

Në bashkëpunim me AMF-në është hartuar pr/ligji.

Projekti parashikon dy shkallë të sigurimeve: atë për ndërtime me skelete betoni dhe objekte të tjera.

Pronari i një objekti duhet të paguajë 25 – 15 euro në vit kundrejt një vlere dëmshpërblimi prej 225 mijë- 15 mijë euro.

Në rast të dëmeve të fatkeqësive natyrore kostoja e zbritshme për personin që paguan sigurim është 2 %

Në projekt parashikohet që në kontratë  të përfshihet edhe banesa. Megjithatë kjo është vlera minimale, ndërkohë çdo pronar do të ketë të drejtë të sigurojë banesën në 100% të vlerës së saj.

Deri më tani sigurimi i jetës dhe i pronës zënë vetëm 34 % të totalit dhe kryesisht në rastin e kredive bankare.

EMISIONET