Sigurimi teknik i ashensorëve të dëmtuar si pasojë e tërmetit të ndodhur pak ditë më parë duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt në përdorimin e tyre dhe të shmangen incidentet e mundshme.

Ministria e Financave ka gati hartimin e ndryshimeve ligjore sa i takon sigurisë dhe certifikimit të ashensorëve.

Duke marrë shkas nga disa raste kur persona mbetën të bllokuar në ashensor pas goditjeve të tërmetit, ministrja Anila Denaj tha se pr/vendimi do të kalojë së shpejti në Këshillin e Ministrave.

Anila Denaj:  "Ne jemi duke parë disa aspekte juridike të cilat shumë shpejt brenda një muaji do të shkojnë për miratim në vendim të Këshillit të Ministrave. Në thelb kanë nevojë e rritjes së elementeve të sigurisë dhe çertifikimit sipas standardeve të BE-së."

Duke parë situatën nga afër, ministrja i kërkoi kompanive përgjegjëse që të mirëmbajnë  ashensorët dhe të garantojnë funksionimin e cdo elementi sigurie.

Anila Denaj: Sigurimi teknik i ashensorëve të dëmtuar si pasojë e tërmetit të ndodhur pak ditë më parë duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt në përdorimin e tyre dhe të shmangen incidentet e mundshme."

 Jo të pakta kanë qenë rastet kur mungesa e sigurisë në ashensor ka shkaktuar tragjedi.

/Ora News.tv/