Garë e çmendur për Coutinho, tre skuadra angleze sfidojnë Bayern Munich

Garë e çmendur për Coutinho, tre skuadra angleze sfidojnë

Aventura e Philippe Coutinho te Barcelona është mbyllur pavarësisht nëse Bayern Munich vendos të mos e blejë.

Braziliani po kalon një moment të mirë te gjiganti gjerman, por kjo nuk i bind katalanasit për t'i ofruar një fanellë titullari në "Camp Nou".

Opsion që ia ofrojnë klubet angleze, që janë futur totalisht në garë për sulmuesin. Bëhet fjalë për Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, që sipas "Mundo Deportivo" janë të gatshëm të shpenzojnë për 27-vjeçarin.

Një ofertë prej 60 milionë euro besohet se do ta bind Barcelonën për të hequr dorë prej tij, shifër kjo e përballueshme për treshen e Premier League. Ish sulmuesi i Interit nuk përmbushi pritshmëritë në "Camp Nou", ku u transferua nga ekipi tjetër anglez, Liverpool.

EMISIONET