Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vlerësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë të këtij shekulli, por ka theksuar se Virgil van Dijk e meriton të fitojë "Topin e Artë 2019". 

Qendërmbrojtësi holandez i të kuqve është favorit për të fituar çmimin më të mirë individual, i cili do të jepet në dhjetor, pasi u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s. Megjithatë, Messi mbetet në garë për ta fituar "Topin e Artë" për herë të gjashtë në karrierë pasi mposhti holandezin për Çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s në shtator, duke grumbulluar tetë vota më shumë.

“Nëse e jepni "Topin e Artë" për lojtarin më të mirë në botë, atëherë duhet t’ia dhuroni Lionel Messit gjithmonë. Kështu është. Nëse ia dhuroni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë i takon Virgil van Dijkut. Nuk e di si funksionon saktësisht, por unë e shoh kështu”, shtoi ai.

/Ora News.tv/