Kanali portugez CMTV ka shkaktuar rrëmuje dhe konfuzion pas transmetimit të një lajmi.

Ata publikuan lajmin se policia kishte arrestuar një ish-futbollist me emrin “Koke” për trafik droge.

Problemi është që e shoqëruan kronikën më foto e lojtarit të Atletico Madrid, Koke Resurreccion.

“Koke është drejtuesi i një rrjeti kriminal,”-u tha në lajm. 

Në videon që zgjati më shumë se një minutë lajmi u shoqërua me foton e futbollistit të gabuar.

Në fakt bëhej fjalë për ish-futbollistin spanjoll Sergio Contrera, i cili luajti për Marseille.

Ai u arrestua me dyshimin se drejton një rrjet droge, pasi policia bëri një sërë bastisjesh në jug të Spanjës.

36-vjeçari u arrestua të martën në qytetin bregdetar të Estepona.

Rreth 20 persona ranë në prangat e policisë. Ata zotëronin rreth 1 ton hashash, tha policia duke shtuar se operacioni është ende në vazhdim.

Një burim nga policia tha se Contreras ishte në krye të bandës së drogës.



/Ora News.tv/