Gabimi i jetës, gruaja: I prezantova bashkëshortin koleges, filluan lidhje bashkë

Gabimi i jetës, gruaja: I prezantova bashkëshortin koleges, filluan

Një grua ka përjetuar një prej ndjenjave më poshtëruese në botë. Kolegia dhe bashkëshorti i saj patën një lidhje dashurie që e zbuluan të gjithë punëtorët. Në letrën e saj për E.Jean shprehet e lënduar pasi nuk do të jetë më mikeshë me ata që e mbështetën gruan që 'i mori' burrin për disa kohë prandaj kërkon zgjidhje.

Letra: Bashkëshorti im ka përjetuar një marrëdhënie me kolegen time. Ajo është e njohur për fiksimin pas meshkujve të martuar dhe unë gabova pasi e ftova për darkë. Ajo shkoi menjëherë pas bashkëshortit tim dhe ai u dorëzua. Tani lidhja e tyre ka marrë fund por unë dhe ai duhet të punojmë për të rregulluar marrëdhënien. Për tre muaj, më duhej të punoja me këtë femër që fjeti me burrin tim. Ishte shumë poshtëruese sepse pjesa më e madhe e kolegëve e dinin. Madje ata e kishin mësuar para meje. Ajo është larguar tani. Por unë jam e zemëruar me kolegët që ishin miq me të. A është normale që nuk dua të kem miqësi me asnjë që e mbështeti atë grua?

E.Jean: E kuptoj që je e lënduar, por kolegët tuaj janë shumë të zënë me problemet e tyre dhe janë shumë të zënë duke mposhtur njëri-tjetrin, prandaj mos i detyroni të veprojnë me inat. Sa për faktin e të qenit mikeshë me ta, mjafton të jesh e përzemërt dhe profesionale. Mos puno për të rregulluar marrëdhënien me partnerin. Shijo dashurinë dhe kënaqni njëri-tjetrin sa më shumë të mundeni.

EMISIONET