Fyeu Erdoganin, udhëheqësja e opozitës në Stamboll dënohet me 10 vjet burg

Fyeu Erdoganin, udhëheqësja e opozitës në Stamboll

Kryetarja e partisë kryesore opozitare në Stamboll është dënuar me rreth 10 burg për "propagandë terroriste" dhe "fyerje të kreut të shtetit".

"Canan Kaftancıoğlu, udhëheqëse e Partisë Republikane Popullore (CHP) në Stamboll, u dënua gjithsej me nëntë vjet dhe tetë muaj burg", tha një zyrtar i partisë.

Kaftancioglu u shpall fajtore për pesë akuza të ndryshme, të bazuara kryesisht në postimet e saj në twitter nga viti 2012 deri në 2017: "propagandë terroriste", "fyerje e kreut të shtetit", "fyerje e një zyrtari", "fyerje e Republikës turke" dhe "nxitje për urrejtje".

Zyrtarja politike, gjyqi i të cilës është bërë gjerësisht i njohur brenda dhe jashtë Turqisë,  rrezikonte deri në 17 vjet burg.

"Kaftancioglu nuk do të burgoset menjëherë në pritje të ankimit të vendimit në gjashtë muajt e ardhshëm", sipas zyrtarit të CHP.

Përgjatë procesit gjyqësor, Kaftancioglu ka denoncuar se ndaj saj po zhvillohet  një "gjykim politik" si ndëshkim për rolin e saj në fitoren e kandidatit të opozitës në zgjedhjet komunale të Stambollit.

Në fakt Kaftancioglu ishte arkitektja e fushatës fitimtare të Erdem Imamoglu, i cili mundi kandidatin e Erdoganit në Stamboll në mars, dhe pastaj në qershor pas anulimit të votimit të parë.

Në deklaratatat jashtë gjykatës kryesore të Stambollit pas shpalljes së aktgjykimit, Kaftancioglu tha se vendimi nuk do ta bënte atë të ndjehej fajtore.

"Asnjë nga ju, as unë, nuk e meritojmë këtë. Nëse vendimi i gjykatës nuk është në përputhje me ligjin dhe është përshtatur me dëshirat e pushtetit politik, do të thotë që nuk ka ligj në atë vend, "u tha ajo gazetarëve.

"Rastet hapen dhe mbyllen jo në sallat e gjyqit por në dhomat e rezidencës (presidenciale)," shtoi ajo.

Një turmë mbështetësish bërtisnin: "Ne po bashkojmë forcat kundër fashizmit".

Në deklaratatat nga Izmiri, kryetari i Stambollit Ekrem Imamoglu tha se ai beson se vendimi i sotëm do të rrëzohet nga gjykatat më të larta.

Që kur u emërua kryetare e CHP në Stamboll vitin e kaluar, Kaftancioglu është kritikuar shumë nga anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdogan.

EMISIONET