Futbolli nuk është më i njëjtë pas Covid-19, rregullat e reja të imponuara nga kjo pandemi kanë zbehur shumë shkëlqimin e këtij sporti të magjishëm.

Pjesa më e dukshme është mos prania e tifozëve, të shoh një ndeshje të Bundesligës pa tifozë të duket e pabesueshme. Efektet kanë qenë të menjëhershme edhe tek lojtarët në fushën e lojës.

Java e parë pas rikthimit të futbollit në gjermani ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante.

Ekipet godasin më pak portën, rrjedhimisht shënojnë më pak. Lojtarët gjithashtu kanë frikë të futen në kontaktet ndërmjet tyre, ka shumë më pak duele.

Një detaj mbi të gjithë ka ndryshuar shumë, driblimet e lojtarëve kanë pësuar një rënie me 25% më pak në krahasim me mesataren prej 38,5%.

/Ora News.tv/