Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet tip "Golf" në aksin Fushë Krujë-Milot.

Viktima është Murat Zani, banues në fshatin Bushnesh të Krujës.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti. Ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’.

/Ora News.tv/