Tre persona, mes tyre një fëmijë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, një furgon dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se personat e plagosur ishin në mjetin furgon.

Tre të lënduarit, të cilët edhe ishin të tronditur u dërguan me dy autoambulanca në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/